Në qytetin e Vlorës janë zhvilluar homazhe për nder të oficerit të policisë Roland Likaj, i cili humbi jeten në oret e para te mengjesit te se henes gjate ndjekjes se nje te kerkuari.
Te aferm, miq dhe kolege te te ndjerit i kane dhene lamtumiren e fundit ne ambientet e teatrit “Petro Marko”. Arkivoli me trupin e te ndjerit me pas eshte percjelle ne drejtim te varrezave te qytetit per ne banesen e fundit. Roland Likaj, humbi jeten mengjesin e se henes ne nje nga rruget e lagjes “Cole”.
Ai kishte dalluar nje te kerkuar dhe kerkoi ndihmen e kolegeve te tij duke i njoftuar ne radio. Pas disa minutash oficeri policise humbi kontaktin me grupin dhe policet nisen kerkimin. Roland Likaj u gjend ne automjetin e tij pa jete, i goditur me nje plumb ne koke. Policia nisi menjehere kerkimet per gjetjen e autorit i cili mendohet te jete nje profesionist.
Policia deri me tani nuk ka ende nje piste apo ndonje auto te ndaluar per kete ngjarje te rende.
Top Channel