FSHF feston 80-vjetorin

19/10/2010 13:20

Federata Shqiptare e Futbollit feston sot 80-vjetorin e saj dhe për këtë arsye, në Tiranë mbërriri edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.

Ai do të shoqërohet në këtë vizitë nga 15 përfaqësues të federatave europiane. Platini, i cili mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 13:00, në axhendën e tij, mes shumë aktiviteteve, ka parashikuar të takojë shumë personalitete shqiptare.

Kreu i UEFA-s do të takojë Kryeministrin Sali Berisha, Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe ministrin e Sporteve, Ferdinand Xhaferaj. Mishel Platini vjen në Tiranë për herë të dytë në rolin e presidentit të UEFA-s, pas Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së në vitin 2008.

Për sa i përket festës së FSHF-së, ajo ka nisur prej një muaji, pasi ishte shtrirë në të gjithë Shqipërinë, por nesër arrin kulmin në Tiranën dhe do të mbyllet me një darkë në Pallatin e Brigadave.

Top Channel