Ferguson: Rooney kërkon të largohet

19/10/2010 16:15

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, deklaroi se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me sulmuesin Rooney, por pranoi se është e vërtetë që anglezi kërkon të largohet.

“Nuk e kuptoj arsyen e kësaj dëshire” theksoi Ferguson në konferencën e shtypit para ndeshjes së Ligës së Kampioneve që Manchester United do të luajë nesër në Turqi ndaj Bursasporit.

Trajneri skocez edhe pse nuk e ka përdorur si titullar sulmuesin anglez në tre ndeshjet e fundit, mbetet optimist se Rooney do ndryshojë mendim dhe do qëndrojë në “Old Trafford”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA