Chelsea mund Spartak 2-0

19/10/2010 20:40

Blutë londinezë edhe pse me mungesa, mundin rusët 2-0 me gola të shënuar që në pjesën e parë.

Chelsea u paraqit në Rusi me mungesa të shumta, midis të cilëve: Drogba, Lampard, Alex, Ramires dhe Benayoun, megjithatë arrin të fitojë në fushën e vështirë të Spartakut të Moskës.

Me tre fitore në tre ndeshjet e para të grupit F, Chelsea e sheh veten shumë pranë kualifikimit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Në ’24, mbrojtësi i majtë, rusi Zhirkov shënon një gol të mrekullueshëm duke kaluar në avantazh anglezët.

Ndeshjen e mbyll praktikisht që në pjesën e parë Nicolas Anelka pas një asisti nga mesfushori Essien.

Me këtë fitore, Chelsea-t i nevojitet vetëm një pikë për tu kualifikuar për më tej dhe mund të përqendrohet tashmë në Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA