Bode dhe Fullani, në Uashington për deficitin

19/10/2010 08:55

Projektbuxheti i vitit 2011 duhet të kishte kaluar me kohë në qeveri, por ardhja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në fund të këtij muaji, e shtyn miratimin e tij.

Ekspertët e Ministrisë së Financave janë në pritje të grupit negociator të FMN-së dhe nuk mund të hedhin asnjë hap para, ndërsa mbetet pezull niveli i deficitit buxhetor që do të vendosin për vitin 2011.

Gazeta “Shqip” mëson faktin se janë zhvilluar takime intensive në Uashington (SHBA) mes palës shqiptare të përfaqësuar nga ministri dhe zëvendësministri i Financave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe drejtori i Borxhit me drejtuesit më të lartë të FMN-së, të përfaqësuar nga z. Portugal.

Gjatë takimeve, zyrtarët e FMN-së janë njohur me situatën financiare në vend dhe mësohet se kanë mbetur të kënaqur me vendimin e qeverisë për ta ulur deficitin buxhetor 2010, në nivelin 3.1 për qind, nga 3.5 për qind që e kishte kërkuar shefi i misionit, Gerwin Bell.

Ajo që mbetet ende e paqartë lidhet me faktin e situatës makroekonomike dhe parashikimeve për vitin 2011 rreth rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në bazë të të cilit do të zbatohet plani i shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA