Vrojtimi i fundit i bankës së Shqipërisë konfirmon zyrtarisht renien e dërgesave të emigrantëve për familjet e tyre në Shqipëri edhe gjatë vitit 2009, vit ku kriza ndërkombëtare arriti në kulmin e saj.
Në vitin 2009 dërgesat zinin vetëm 29 përqind te te ardhurave të nje familjeje kur ne vitin 2008 dhe 2007 ishin me te larta, respektivisht 31 dhe 35 perqind.
Vitin e kaluar, mesatarisht nje familje perfitonte nga emigrantët cdo tre muaj rreth 270 euro. Por kjo vlere sipas Bankes se Shqiperise eshte 7 perqind me ulet se ne vitin 2008.
Renia e dergesave te emigraneteve eshte nje alarm per veshtirësite ekonomike qe i presin familjet shqiptare, pasi sipas Bankes se Shqiperise, pesha e ketyre parave ne konsumin e perditshem eshte mjaft e larte.
Por faktkeqesisht te dhenave e fundit tregojne indirekt se familjeve shqiptare iu jane perkeqesuar edhe burimet alternative të te ardhurave pasi nese ne vitin 2008 dergesat e emigranteve plotesonin ne vitin 2008, rreth 60 perind te nevojave mujore, tani ato jane bere me te rendësishëm pasi edhe pse ne vitin 2009 plotesonin rreth 70 peërind te nevoja, pra rreth 10 perqind me shume.
Nderkohe qe rreth 70% e familjeve, që përfitojnë dërgesa nga jashtë, mund te kursejnë vetem 10% nga keto para. Tkurrja e te ardhurave nga emigracioni pritet te prekë ne mënyre gati te barabarte te gjitha familjet si ne fshat dhe ne qytet, nderkohe qe demin me ta madh do ta pasojne familje me kater persona pasi sipas Bankes se Shqiperise ato zene 77 perqind te numrit te familjeve perfituese.
Fatkeqesisht, 46 % emigranteve qe ndihmojne familjet me te ardhura ndodhen ne Greqi qe eshte vendi ne krizën më te thelle, ndersa ne Itali ndodhen 43 perqind e emigranteve qe dergojne para ne familje.
Renia e dergesave te emigranteve eshte nje fenomen i paralajmeruar me pare nga institucionet, por kriza nderkombetare duket se ka pershpejtuar ritmet e renies.
Top Channel