Kryeministri Sali Berisha ka formalizuar thirrjen e tryezës politike paraditen e së premtes, duke iu dërguar një letër zyrtare kryetarëve të të gjitha partive parlamentare. (UPDATE)
Letra i eshte drejtuar Edi Rames, Ilir Metes, Fatmir Mediut, Vangjel Dules dhe Shpetim Idrizit, si dhe 6 organizatave joqeveritare, te cilat kane marre pjese si vezhguese ne zgjedhje.
Takimi, i cili do te zhvillohet ne kryesine e kuvendit, ka si teme te vetme te diskutimit shqyrtimin e rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet e ardhshme.
Ne letren e shkurter drejtuar kryetareve te partive parlamentare, kryeministri Berisha shprehet se per vete rendesinë e ceshtjes, perfaqesimi i partive duhet te jete ne nivel kryetari ose ne pamundesi objektive, nga persona te autorizuar prej kryetarit, te shoqeruar me eksperte. Kryeministri Berisha thote ne leter se tryeza mbetet e hapur per propozime dhe sugjerime, te cilat do te permiresojne me tej kuadrin zgjedhor.
Menjehere pas kesaj ftese, e qe ka konfirmuar pjesemarrjen eshte LSI-ja, aleatja kryesore e kryeministrit Berisha ne qeveri, e cila e cilesoi te papergjshem qendrimin e nje dite me pare te kreut te opozites Edi Rama per te mos u angazhuar ne nje reforme te re zgjedhore pa hetuar me pare zgjedhjet e kaluara.
“Angazhimi real dhe jo veteperjashtimi jane ato që presin qytetare dhe simpatizantet e PS”, thotë sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.
Nese socialistet nuk marrin pjese ne kete tryeze, do te thote se amendamnetet e prodhuara do te mbeten pa votuar ne parlament.
Reagimi i Partise Socialiste per qendrimin e LSI-së ishte si gjithmone i shpejte dhe me fjale te tilla qe nuk lene shprese per pjesemarrjen e PS-se ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha per reformen zgjedhore.
Top Channel