Anceloti: Runi? S’kam përgjigje

19/10/2010 04:00

Trajneri Karlo Anceloti hodhi poshtë zërat për një interesim të skuadrës së Celsit për sulmuesin e Mancester Junajted, Uejn Runi, i cili ka kërkuar largimin nga “Djajtë” pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ferguson.

Duke folur për mediat britanike, tekniku italian iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për cështjen në fjalë, duke u shprehur se nuk mund të japë një përgjigje të saktë për momentin, por gjithësesi, sipas tij Runi nuk ka për të ndryshuar ambient.

“Nuk mund të jap një përgjigje të saktë në këtë kohë. Ai (Runi) ka disa probleme për momentin, por kur një skuadër e madhe ka lojtarë të klasit të Runit gjithmonë kërkon t’i mbajë”, është shprehur Anceloti.

Deklarata e Ancelotit ka ardhur thuajse në të njëjtën linjë me atë të trajnerit të Real Madrid, Hoze Murinjo, i cili në prag të sfidës ndaj Milanit për Ligën e Kampioneve është shprehur i sigurtë se situata e krijuar të Mancester Junajted do të zgjidhet nga Ferguson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA