Vlorë, vritet efektivi i policisë

18/10/2010 08:20

Një oficer policie në qytetin e Vlorës është gjendur i ekzekutuar me armë zjarri në automjetin e tij.

Ngjarja mendohet te kete ndodhur gjate nates ne nje nga rrugicat e lagjes ‘Çole’. Viktima eshte Roland Likaj 43 vjec oficer policie dhe ishte ne patrullm se bashku me 5 police te tjere. Sipas kolegeve te tij 43- vjecari eshte shkeputur nga grupi per te marre automjetin e tij privat ne afersi te gjykates dhe me pas eshte drejtuar ne lagjen cole ku ishin edhe koleget e tij.

Gjate rruges ai ka komunikuar me ta duke thene se kishte pare nje te dyshuar qe levizte ne rruget e lagjes problematike. Pak minuta me vone oficeri ka shkeputur  lidhjet me koleget e tij te cilet pasi nuk morren pergjigjie ne radio nisen kerkimin.

Rreth ores 3:00 te mengjesit ata e gjeten oficerin e policise pa jete mbi timon, i qelluar me nje plumb pas veshit. Menjehere ka nisur kerkimi ne rruget e lagjes “Çole” per te kapur autorin e vrasjes. Gjate nates dhe ne mengjesin e sotem jane shoqeruar disa persona me precedente penale qe dyshohen se mund te jene autore te ngjarjes. policia po heton disa pista, dyshohet se oficeri policise e ka njohur personin qe ka realizuar vrasjen per shkak se gjate kontaktit te afert me te nuk ka reaguar per te nxjere armen.

Dyshohet se personi qe ka bere vrasjen nuk eshte thjeshte nje kriminel ordinet por nje njeri me pervoje per vete menyren e ekzekutimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA