Tiranë-Elbasan, gjendet një kufomë
18/10/2010 11:30
Një kufomë është gjendur në rrugën Tiranë-Elbasan nga kalimtarë të rastit.
Sipas informacioneve të para dyshohet se viktima Shkelqim Nozli është aksidentuar nga një automjet dhe më pas është lënë në rrugë.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që viktima rreth 20 vjec të jetë goditur nga mjete të forta.
Viktima u gjet në kilometrin e 22-të pak para hyrjes në Krrabë.
Top Channel