Tirana barazon 1-1 me Dinamon

18/10/2010 20:30

Tirana ka ndalur vrapin e Dinamos duke barazuar 1-1 në takimin e vlefshëm për javën e 7 të Superligës të luajtur në “Qemal Stafa”.

Të parët në avantazh kanë kaluar dinamovitët që kanë shënuar me anë të Martirena në minutën e 17 të takimit.

Ndërkohë që skuadra bardheblu ka barazuar me anë të Osmanit në minutën e 56.

Pas këtij takimi, Dinamo vijon të jetë në krye të klasifikimit të Superligës me 16 pikë, duke lënë pas Skënderbeun dhe Flamurtarin me nga 13 pikë, Vllazninë me 11, Laçin me 10 dhe Tiranën me 9 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA