Thiago Silva do jetë në Madrid

18/10/2010 10:10

Thiago Silva ka hyrë në listën e të grumbulluarve të Milanit për ndeshjen ndaj Real Madrid edhe pse është në dyshim prania në fushë për shkak të dëmtimit që pësoi gjatë ndeshjes së të shtunës që kuqezinjtë fituan 3-1 kundër Chievo-s.

Provat mjekësore treguan që bëhej fjalë për një ndrydhje të kaviljes dhe ekzistojnë mundësitë që mbrojtësi brazilian të luajë sfidën e së martës në mbrëmje.

Milan do të udhëtojë në orën 11.00 të ditës së sotme drejt Spanjës me këto futbollistë: Abbiati, Amelia, Roma; Antonini, Bonera, Nesta, Papastathopoulos, Thiago Silva, Zambrotta, Yepes; Abate, Boateng, Flamini, Gattuso, Pirlo, Seedorf, Strasser, Ibrahimovic, Inzaghi, Pato, Robinho, Ronaldinho.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta