Pak dite pas vrasjes se taksistit Urim Bregu kanë protestuar drejtuesit e mjeteve taksi në Tiranë, të cilët kërkojnë mbrojtje nga institucionet shtetërore dhe vënien para drejtësisë të autorëve të ngjarjes së fundit.
“Brenda ketij 6 mujori eshte plagosur nje dhe dy taksistë të tjerë jane vrare. Jane ngjarje shume te renda qe ne i denojme ashper. Konkurenca e pandershme ka ardhur duke u rritur dhe do te jete mire qe vec policise rrugore te nderhyjë edhe policia bashkiake”, tha Adrian Taka, sekretar i Sindikatës së Transportit të Taksive.
Protesta e drejtuesve te automjeteve taksi eshte mbeshtetur edhe nga Sindikata e Punonjesve te Transportit ne te gjithe vendin, te cilet paralajmerojne se nese deri me 25 tetor nuk do te kete zgjidhje te kerkesave te tyre, vendi do te perfshihet ne protesta masive.
Rasti i vrasjes se taksistit pak dite me pare nuk eshte i pari, pasi shpesh here taksitet kane rene pre e grabitjeve nga grupe te rinjsh.
Top Channel