Rooney: Dua të iki nga Manchester United

18/10/2010 09:50

Wayne Rooney kërkon të largohet nga Manchester United pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Sir Alex Ferguson.

Sulmuesi ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re dhe mund të largohet në janar nga Red Devils, sipas gazetës The Sun.

Destinacioni i mundshëm janë spanjollët e Real Madrid që janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë sterlina.

Qëndrimi në stol gjatë barazimit 2-2 të dielën ndaj West Brom, ka shtuar dëshirën për largim të lojtarit.

Top Channel