Prudentino ngelet në burg

18/10/2010 20:20

Albino Prudentino, i akuzuar nga antimafia itaiane si eksponent i organizatës mafioze Sacra Corona Unita, është shfaqur sot në gjykatë.

Prej ditësh ai ndodhet i ndaluar nga Prokuroria e Përgjithshme shqiptare me kërkesë të shtetit italian.

Sot gjykata ka zhvilluar dy seanca. Në fillim është rrëzuar kërkesa e të ndaluarit për revokim të masës së ndalimit me arsyetimin e paraqitur nga avokati mbrojtës, Ferdinand Ndoja.

Pasi gjykata vendosi për ta lënë sërish në burg pa afat të ndaluarin, është zhvilluar seanca e dytë, e cila ka vijuar me shqyrtimin e letërporosisë së shtetit italian, që kërkon sekuestrimin e disa provave materiale si kompjuteri personal dhe kartat e kreditit.

Prokuroria shqiptare ka kërkuar 30 ditë kohë për vijimin e hetimeve, ndërsa avokati ka bërë ankesën në emër të të ndaluarit.

Gjyqi i Prudentinos është ndjekur edhe nga familjarët e tij në sallën e gjyqit. Prudentino u arrestua në Vlorë pas një udhër-arresti të lëshuar nga gjykata e Leces për “bashkëpunim kriminal të tipit mafioz”, “trafik droge”, si dhe “grabitje në rrethana rënduese”, vepra të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA