" /> ">

Polician, nxënësit në protestë për mësuesen

18/10/2010 20:35

Nxënësit e klasës së shtatë në shkollën nëntë vjeçare “70 Vjetori i Pavarësisë” në qytezën e Poliçanit bojkotuan mësimin e së hënës në shenjë proteste kundër vendimit të Drejtorisë Arsimore për largimin nga puna të mësueses së tyre që denoncoi publikisht kolegun e saj për veprime të pahijshme.

Protestës së nxënësve iu bashkangjitën edhe prindërit e tyre, të cilët u shprehën se është larguar një nga mësueset më të mira të shkollës dhe se përkrahin kthimin e saj në detyrë.

“Po bëjmë protestë për të na rikthyer mësuesen, që e kanë përjashtuar për denoncimin që i bëri mësuesit të fiskulturës së djemve”, ka deklaruar një nxënëse.

Në mbrojtje të mësueses kanë dalë edhe deputeti socialist i këtij qarku Fidel Ylli, si edhe kryebashkiaku i Policanit.

“Ndërkohë që ne prisnim reagimin e ministrit, vazhdon shurdhëria e kësaj qeverie që mban drogaxhinjtë nëpër shkolla”, ka deklaruar Ylli.

Ndërkohë, drejtoresha e shkollës, Zeqine Hysi ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi për rikthimin e saj në detyrë, pasi shkarkimi është bërë nga Drejtoria Arsimore e Skraparit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA