Mourinho: Kaka’ mbetet tek Reali

18/10/2010 20:55

Asnjë transferim në horizont për Kaka’ në janar. Garancia vjen nga Mourinho.

“Kur të kthehet pas operacionit në menisk, do të bëjë ndryshimin për Realin e Madridit”, theksoi tekniku portugez.

“Do të jetë blerja jonë e janarit me kosto zero”, shtoi ai.

Në konferencën e shtypit, në prag të takimit Real-Milan, Mou ka reaguar edhe për deklaratën në “Marca” të Allegri se Milani do të luajë me 6 sulmues.

“Për mua mund të nxjerrë edhe 10, vetëm Inzaghi-n jo, ndryshe është më e komplikuar”, tha Mourinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA