Moratti: Messi, e vështirë blerja

18/10/2010 12:15

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shuar entuziazmin e tifozëve interistë përsa i përket blerjes së yllit të Barcelonës, Leo Messi.

“Janë gazetarët ata që theksojnë shumë disa batuta të miat në mënyrë që të rrisin motivimin e njerëzve.”

“Messi është objektiv i çdo skuadre, por besoj se është shumë e vështirë t’ia heqësh Barcelonës”, u shpreh Moratti.

Në lidhje me varësinë që po shfaq Interi nga golat e sulmuesit kamerunas Samuel Eto’o, presidenti zikaltër u shpreh se “nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse kur ishim të varur nga Ibrahimoviç fituam dy kampionate.”

Top Channel