Mancini: Për të festuar, më mirë seksi se alkooli

18/10/2010 09:00

Pirja pas ndeshjes bën pjesë “në kulturën e anglezëve”, pranon Roberto Mancini. Por kjo gjë është e pakuptueshme për të.

“Nuk i kuptoj lojtarët që pinë deri sa bëhen tapë”, thotë trajneri I Manchester City, sipas tabloidit anglez Guardian.

“Në Itali kjo gjë nuk ndodh. Nëse duam të festojmë, ne italianët preferojmë më shumë një grua sesa një shishe.”

Ish-tekniku i Interit kujton kur para shumë vitesh shkoi në Angli për të luajtur me Leicester City: “Pas çdo ndeshjeje ose seance stërvitore, shokët e ekipit shkonin menjëherë në pub dhe nuk e di sa birra pinin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA