Kuzhe: Jam ende trajneri i Shqipërisë

18/10/2010 19:00

“Jam ende trajneri i kombëtares shqiptare”. Kështu shprehur Josip Kuzhe gjatë një interviste ekzkluzive për “Super Sport”, teksa ishte duke ndjekur takimin mes Tiranës dhe Dinamos, në “Qemal Stafa”.

“Po, do të jem në krye të përfaqësueses në miqësoren me Maqedoninë në Korçë”, theksoi trajneri kuqezi.

Ai ka konfirmuar kështu edhe deklaratat e kreut të FSHF-së, Armand Duka se në pankinën kuqezi nuk do të ketë ndryshime.

Gjate intervistes, trajneri Kuzhe ka shprehur mirenjohjen e tij duke mos mundur te permbaje emocionet, per trajtimin qe i eshte bere gjate 2 javeve te fundit. I perlotur, trajneri i kombetares eshte shprehur se ashtu si ne Zagreb, edhe ne Tirane ai ndjehet ne shtepine e tij.

Top Channel