Kontroll klinikave private

18/10/2010 16:30

Klinikat private nuk ofrojnë shumë siguri në shërbimin shëndetsor, ndonëse qytetaret paguajne tarifa shumë të larta.

Ende nuk ka perfunduar kontrolli i nisur nga nje task force ngritur nga Ministria e Shëndetisë, por në disa prej tyre jane vene re mangesi qe variojne si nga kushtet higjienike ashtu dhe licensismi i mjekeve apo infermiereve qe sherbejne ne to, pa numeruar me pas rastet, te cilat paguajne ne spitalet private dhe  rikthehen serish ne spitalet QSUT.

“Kemi gjetur disa shkelje sic janë mungesa e licensave, mungesa e infrastrukturës higjieno-sanitare. Jo pak raste ka patur që pacienti ka bërë ndërhyrjen në klinikë private dhe më pas është kthyer në spital me komplikacione”, thotë drejtori i Politikave dhe Planifikimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Pas task forces se Sherbimit Shendetësor jo Publik, ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka urdheruar ngritjen e  nje task force  per kontrollin e cilesise se sherbimit të infermierise ne spitalet shtetërore dhe ato private, pasi ne te shumten e rasteve infermieret shkelin kodin etik me sjelljen ndaj pacientit.

Ne rast te shkeljes se kodit te etikes infermiereve u hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit.

Top Channel