Itali-Serbi, shtyhet marrja e vendimit nga UEFA

18/10/2010 17:20

Komisioni disiplinor i UEFA-s do të marrë vendimin mbi ndërprerjen e ndeshjes Itali-Serbi të premten më 29 tetor dhe jo më 28, siç ishte deklaruar më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA, duke përgënjeshtruar lajmin për një takim mes presidentit Michel Platini dhe një delegacioni të federatës serbe.

“Do të jetë vetëm një ceremoni inaugurimi e selisë së re në Nyon. Të ftuarit e ndryshëm normalisht mund të flasin mes tyre, por nuk është parashikuar asnjë vizitë zyrtare”, shpjegon UEFA.

Top Channel