Haxhinasto: Zhvillimet në Kosovë, në përputhje me Kushtetutën

18/10/2010 16:40

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar ndaj situatës në Kosovë.

Ministri Edmond Haxhinasto tha se shpreson qe situata te qartesohet shpejt dhe cdo gje te zgjidhet ne menyre demokratike dhe brenda normave kushtetuese te nje vendi demokratik.

“Ne po ndjekim me shumë vëmendje të gjitha zhvillimet politike në Kosovë. Unë shpreh bindjen se partitë politike atje, institucionet e Kosovës, do ta vazhdojnë të tregojnë maturi politike, pjekurinë e tyre, maturi dhe pjekuri e cila i ka siguruar një staturë të re ndërkombëtare Kosovës, një respekt në rajon dhe më gjerë, që është reflektuar edhe në njohjet që i janë bërë asaj. Sigurisht që këto janë procese normale politike dhe jam i bindur përsëri, se ato do të zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe me kuadrin ligjor atje”, tha Haxhinasto.

 

Top Channel