Fushë-Krujë, ekzekutohet roja i fabrikës së çimentos

18/10/2010 22:15

Një 43 vjeçar, roje në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë, u ekzekutua me armë zjarri në vendin e tij të punës, rreth orës 22 të mbrëmjes së hënë.

Policia tha se vrasja ka ndodhur në afërsi të zyrave të adminstratës së fabrikës. Autorët kanë mundur të futen brenda në fabrikë së bashku me armën e zjarrit automatik, pa u vënë re nga rojet e tjera të fabrikës.

Policia tha se nuk përjashtohet mundësia e grabitjes së zyrave fabrikës, ku dyshohet që roja t’i ketë njohur ekzekutorët.

Viktima, Naim Tali ,banues në Fushë-Krujë, është babai i tre vajzave të mitura. Tali, njihej për njeri i qetë dhe pa probleme me banorët e zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA