Federata Serbe kërkon përsëritjen e ndeshjes me Italinë

18/10/2010 14:15

Një delegacion i Federatës Serbe të Futbollit (FSS), i udhëhequr nga presidenti i saj Tomislav Karaxhiç, po viziton selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, për t’i kërkuar presidentit të saj, Michel Platini, përsëritjen e ndeshjes Itali – Serbi.

Ndeshja u pezullua në 12 tetor në Xhenova për shkak të dhunës dhe incidenteve të shkaktuara nga huliganët serbë.

“Pas incidenteve, situata në federatën tonë është përmirësuar. Përsëritja e ndeshjes nuk është e pamundur,” ka deklaruar zëvendëspresidenti i FSS, Goran Xhorxheviç.

Top Channel