F1, Ecclestone kundër krerëve të skuderive

18/10/2010 17:50

Egoistë dhe budallenj. Kështu i ka konsideruar Bernie Ecclestone krerët e skuderive të Formula 1.

“Të gjithë duhet të merren me biznesin e tyre në mënyrë korrekte, pa u shqetësuar për të tjerët. Shumë mendojnë vetëm për veten e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me rregullat. Mendojnë vetëm se çfarë mund t’i bëjë të fitojnë. Nuk do flisja për ego, por për budallallëk”, deklaroi kreu i Cirkuitit në një intervistë në faqen e F1.

Sipas Ecclestone, krerët e skuderive “duhet të përballojnë çështjet në mënyrë globale”.

Top Channel