As tumori nuk e mposhti Paton

18/10/2010 11:20

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, po jeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij, me kombëtaren braziliane dhe me kuqezinjtë. Një karrierë e cila rrezikoi të mos fillonte asnjëherë.

“Në moshën 11-vjeçare, para se të shkoja tek Porto Alegre, kisha thyer krahun dy herë në të njëjtin vend dhe mjekët vunë re një tumor. Mendova se do më amputonin krahun”, kujton braziliani Pato.

“Tumori dobësonte kockën e krahut dhe falë ndërhyrjese së doktorit Roberto Mussi unë sot luaj futboll. Me atë dëmtim nuk mund të praktikoja një sport që i ka të shpeshta përplasjet fizike dhe rëniet në tokë”, përfundon Pato.

Pato vonoi gjashtë muaj për tu rekuperuar. Internacional e bleu në vitin 2002 kur ishte vetëm 13 vjeç dhe në moshën 17 vjeçare debutoi me një gol dhe dy asiste ndaj Palmeiras. Në vitin 2007, Milan pagoi 22 milionë euro për shërbimet e tij dhe Pato shpreson që këtë sezon të fitojë titullin e parë me ekipin italian.

Top Channel