Aksident në aksin Fushë-Krujë – Laç
18/10/2010 08:30
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë – Laç.
Një Audi me targa të Tiranës dhe një makinë tip Benz janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 4 personave.
Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla.
Të aksidentuarit ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.
Top Channel