42 % nxënësve dalin pa mëngjes

18/10/2010 09:45

Shqiptarët janë të kequshqyer. Ky është një nga rezultatet e studimit të fundit të specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik.

ISHP-ja u referohet të dhënave të mbledhura nga 3 mijë të anketuar në 24 rrethe. Sipas studimit të ISHP-së, 42% nuk hanë kurrë mëngjes dhe vetëm 35% hanë mëngjes. Kjo bën që ata të mos e kenë mendjen në mësim, por tek e ngrëna, e cila ndikon në obezitet, shpjegojnë specialistët e ISHP-së.

Të dhënat e këtij anketimi flasin për nivele shqetësuese të kequshqyerjes dhe pasoja të rënda të këtij fenomeni në shëndet. Më shqetësuese pasojat janë te moshat e reja, që kanë të bëjnë kryesisht me anashkalimin e vakteve. Rezultatet janë marrë në 78 shkolla 9-vjeçare në mbarë vendin.

Sipas specialistëve, 10% e fëmijëve nga 11 në 15 vjeç janë obezë si pasojë e kequshqyerjes. 22% e të anketuarve të këtij studimi e ndiejnë vetën mbi peshë e për pasojë mendojnë të nisin dietat, që janë të dëmshme për adoleshentët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta