Seria A, Juventus “poker” Leçes

17/10/2010 17:30

Juventusi rikthehet tek fitorja teksa ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Leçen në javën e shtatë të Serisë A.

Bardhezinjtë kaluan që në minutën e 13 në avantazh me Akuilanin, për të ardhur më pas tek 11 metërshi i transformuar në gol nga Melo dhe tek goli i tretë i shënuar pak sekonda nga perfundimi i pjesës së parë nga Kualjarela.

Në të dytën torinezët ulin ritmin duke u mjaftuar vetëm me golin e shënuar nga Del Piero në minutën e 82. Kjo fitore e ngjit “Zonjën e Vjetër” në kuotën e 11 pikëve, 3 më pak nga Milani kryesues që fitoi ditën e shtunë 3-1 ndaj Kievos.

Ndërkohë në ndeshjen e luajtur në 12:30, Interi fitoi minimalisht në transfertë me Kaljarin 0-1. Goli u shënua nga Eto’o në minutën e 39.

Pas startit të keq Udineze vazhdon serinë e rezultateve pozitive. Friulanët mundën në transfertë 0-1 Breshian. Goli i Bogdanit në minutën e 17 nuk mundi t’i japë 3 pikëshin Cezenas pasi miqtë e Parmës barazuan në minutën e 28 me Zakardon.

Katania dhe Napoli ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, ndërkohë që Palermo ftoi 4-1 ndaj Bolonjës dhe Sampdoria përmbysi në 2-1 disavantazhin 0-1 të pjesës së parë ndaj Fiorentinës.

Lacio luan në mbrëmje ndaj Barit për të rimarrë vendin e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA