Flamurtari “bie” në Peqin

17/10/2010 16:00

Flamurtari i Vlorës ka marrë një goditje të rëndë në Peqin teksa është mundur me rezultatin 3-1 nga Shkumbini vendas.

Mjaftuan vetëm 45 minuatat e para për të përcaktuar rezultatin e kësaj ndeshjeje. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që në minutën e 14 shënuan me anë të Shenajt. Vlonjatët reaguan shpejt duke barazuar 4 minuta më vonë.

Por dopjeta e Grizhës në minutën e 32 dhe të 39, vulosi gjithçka në këtë takimit, edhe pse në pjesën e dytë miqtë u përpoqën të gjejnë golin e dytë duke krijuar më shumë volum loje, ndërsa vendasit e Shkumbinit shfrytëzuan kundërsulmin dhe u shfaqën disa herë rrezikshëm para portës. Gjithësesi rezultati nuk ndryshoi, Shkumbini mundi Flamurtarin 3-1.

Top Channel