Ditëlindje dhe fitore për Stoner

17/10/2010 18:55

Ditëlindje, pol pozishën dhe fitore në garën e zhvilluar në vendlindje. Kjo është fundjava perfekte e Kejsi Stoner që ka triumfuar në garën e së dielës në pistën e “Philip Iceland”.

Piloti australian ka kurorëzuar suksesin në cirkuitin ku nuk gjen rival që prej vitit 2007 duke zgjedhur një strategji të thjeshtë, por efikase që i dha shkallën më të lartë në podium.

Ritmi i lartë i Stonerit, nuk u kap as nga kampioni i saposhpallur i botës, Horge Lorenco që preu finishin i dyti, por me një distancë prej më shumë se 8 sekondash nga piloti i Dukatit.

Luftë e bukur për vendin e tretë në këtë garë, ku në fund triumfoi Valentino Rosi. Piloti italian e nisi marshimin e tij nga vendi i tetë, por bëri një përmbysje të bukur duke kaluar në finish amerikanin Hejdën me vetëm 38 të mijëtat më shpejt.

Me rezultatin që dha pista e “Philip Iceland”, Lorenco kampioni i ri shkon në kuotën e 333 pikëve, para spanjollit Pedroza që ka 228, ndërsa Stoner është i treti në renditjen e përgjithshme me 205 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA