Tenis, Murray në finalen e Shanghait

16/10/2010 14:10

Tenisti skocez, Andy Murray, është finalisti i parë i turneut Masters 1000 të Shanghait pasi ka mundur në gjysmëfinale me sete 2-0 (6-1, 6-4) argjentinasin Monaco.

Murray është në kërkim të fitores së dytë sezonale të turneut Masters 1000 pas fitores që arriti në Kanada.

Skocezi do të ndeshet në finalen e këtij turneu me fituesin e gjysmëfinales tjetër, që përball Novak Djokoviç me Roger Federer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA