Superliga, barazim dy sfidat e radhës

16/10/2010 17:10

Kanë përfunduar në barazim 1-1 dy sfidat e tjera të javës së 7-të të Superligës, Bylis-Skënderbeu dhe Elbasani-Besa.

Ballshiotët dhe kavajasit, të cilët ishin shumë pranë fitoreve, 3 pikëshi u ka ikur nga duart vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, pasi skuadrat kundërshtare kanë shënuar pikërisht atëherë kur pritej vërshëllima e fundit e gjyqtarëve kryesore.

Në Ballsh, në një terren shumë të vështirë, vendasit kaluan në avantazh me Egbon në minutën e ‘31. Portieri i Bylisit shënoi nga pika e 11 metërshit.

Ndërkohë në fundin e ndeshjes, gafa e portierit nigerian i ka dhënë mundësinë Skënderbeut të barazojë me Sozën.

Me këtë barazim Skëndërbeu ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet në fund të klasifikimit me 4 pikë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Elbasan, ku vendasit kanë arritur të barazojnë në minutat shtesë me Sadikun. Për besën kishte shënuar me 11 metërsh Mihani në minutën e ‘78.

Kavajasit, të cilët ende nuk kanë marrë fitoren e parë, ngjiten në kuotën e 4 pikëve ndërsa Elbasani me 9 pikë në vendin e 6-të.

Top Channel