Stoner, Pole Position në Philip Island

16/10/2010 08:20

Australiani i Ducati-t, Casey Stoner feston ditëlindjen e 25-të me vendin e parë në radhën e nisjes në pistën australiane të cilën e ka dominuar në tre vitet e fundit.

Menjëherë pas tij do të niset kampioni Jorge Lorenzo me Yamaha (6 të dhjetat më ngadalë) dhe Ben Spies (më shumë se një sekondë larg).

Vetëm në vend të tetë Valentino Rossi i cili u bllokua nga trafiku në pistë.

Top Channel