Spanjë, katalanasit mundin kryesuesit

16/10/2010 22:05

Barcelona ka ndalur hovin e Valencias në Primera Division. Katalanasit e drejtuar nga Guardiola kanë përmbysur rezultatin duke fituar 2-1 në “Kamp Nou” ndaj ekipit të Emerit.

Vendasit kanë treguar pretendimet e tyre për fitore që në fillimin e ndeshjes, por nuk kanë mundur të ndëshkojnë Valencian.

Kanë qenë pikërisht miqtë të cilët kanë shënuar golin e parë me Pablo Hernandez, i cili shokoi mijëra tifozë në “Kamp Nou”.

Ashtu si në të parën, edhe në të dytën janë vendasit të cilët hidhen në sulm, por këtë herë me sukses.

Një trekëndësh i bukur mes Hernandez dhe Iniestës nxjerr këtë të fundit të vetëm para portierrit Sezar, duke cuar topin në rrjetë.

Disa minuta më vonë kapiteni Pujol kalon Barcën në avantazh pas një topi të marrë nga Xavi Hernandez.

Përpjekjet e vazhdueshme të lojtarëve të Barcelonës për të thelluar rezultatin nuk u finalizuan me sukses, duke bërë që kjo sfidë të përfundojë 2-1.

Top Channel