" /> ">

Pele: Maradona, një shembull i keq

16/10/2010 08:10

Ish-kampioni brazilian Pele deklaron se Maradona ka qenë një futbollist i madh, por jo një shembull i mirë për të rinjtë.”Ka pasur fatin që Zoti e bekoi me talentin për të luajtur futboll”, thote Pele.

“Edhe pse ka jetuar një jetë tepër të çrregullt ka akoma njerëz që janë të gatshëm ta punësojnë,- ka deklaruar O Rey gjatë prezantimit të një programi edukativ në Sao Paolo, sipas faqes braziliane Lance.

“Nëse do ishin pak të ndërgjegjshëm nuk do e bënin më një gjë të tillë”, ka përfunduar Pele.

Top Channel