Moratti: Mendoj për Messi-n

16/10/2010 10:10

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, kthehet të flasë për yllin e Barcelonës, Lionel Messi duke ringjallur shpresat e tifozëve interistë për ta parë me fanellën zikaltër.

“Po mendohem nëse duhet ta sjell në Itali sepse është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar presidenti zikaltër nga Bahreini ku po studion mundësinë e investimeve me sheikët.

Në lidhje me brazilianin Kaka’ u shpreh: “Është i Realit dhe nuk e kemi kërkuar kurrë.”

Top Channel