Milan, në krye të Serie A

16/10/2010 22:00

Milan ka fituar 3-1 ndaj Kievos në “San Siro” dhe ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit të Serie A.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alegrini zhbllokuan rezultatin në minutën e ‘18. Braziliani Pato dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Zlatan Ibrahimovic.

Kjo dyshe bëhet protagoniste sërish 12 minuta më vonë, suedezi pason për Paton i cili nuk gabon përballë portierit Sorrentino.

Edhe Kievo kishte shanset e saj për të shënuar, por portieri Abiati nuk lejoi asnjë prej tentativave të veronezëve të hyjë në portën e tij.

Rifillimi i lojës solli një Kievo më aktive në fushën e lojës, duke e rrezikuar sërish portën e mbrojtur nga Abiati. Në një prej sulmeve të saj, Kievo shkurtoi diferencën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA