Maradona sulmon sërish

16/10/2010 14:45

Diego Armando Maradona akuzon sërish drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit: “Futbolli argjentinas po shkatërrohet nga njerëz të pabesë dhe unë nuk kam asnjë mundësi nëse ata qëndrojnë në krye të federatës”.

“Grondona dhe Bilardo po e shkatërrojnë futbollin argjentinas, për këtë jam i bindur.”

Pibe de Oro ka “thumbuar’ edhe trajnerin aktual të Argjentinës, Sergio Batista: “Nuk ishte nevoja të ndryshonte kaq shumë gjëra në kombëtare dhe kur e kam telefonuar nuk më është përgjigjur asnjëherë.”

Në lidhje me të ardhmen e tij, Maradona shpreson që të kthehet në drejtimin e kombëtares argjentinase: “Do jepja jetën për një shans të dytë. Vendi im është në stolin e kombëtares dhe një ditë do të kthehem. Sa të jenë Grondona dhe Bilardo nuk kam asnjë mundësi, por në të ardhmen nuk ka asnjë dyshim për kthimin tim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB