Hamilton: McLaren, makinë kompetitive

16/10/2010 09:20

Lewis Hamilton është i bindur se në pistën e re të Koresë (22-24 tetor) do i japë fund serisë së rezultateve negative që e kanë shoqëruar, duke marrë vetëm 10 pikë nga tre garat e fundit.

“Kemi një makinë të fortë edhe pse rezultatet nuk kanë qenë ato që prisnim”, është shprehur piloti i McLaren Mercedes.

Hamilton shprehet i bindur se pista koreane i përshtatet makinës së tij dhe se “është i përgatitur për një garë të bukur dhe argëtuese.”

Top Channel