Dani Alves: Nuk e ka shpikur Mourinho futbollin

16/10/2010 08:55

Mbrojtësi i Barcelonës mendon se trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, duhet lënë i qetë dhe shtypi të mos publikojë çdo gjë që del nga goja e tij.

Alves e ka të qartë se portugezi i Realit me deklaratat e tij “shet” gazetat, por nuk është aspak dakord me këtë gjë.

“Mourinho nuk e ka shpikur futbollin dhe nuk i duhet dhënë kaq shumë rëndësi nga njerëzit. Le ta lëmë të qetë. Motivimi i lojtarëve të Barcelonës është të luajmë kundër Real Madrid dhe jo kundër Mourinho-s.”

Përsa i përket titujve të fituar nga tekniku portugez braziliani Alves u shpreh: “Ka fituar shumë tituj, ashtu si dhe unë ose shokët e mi të ekipit të Barcelonës.”

Top Channel