Chiellini: Dua të bëhem kapiten i Juventusit

16/10/2010 11:00

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka deklaruar për ngjarjet në ndeshjen Itali-Serbi  se “fëmijët që na shoqëronin në fushë pyesnin se çfarë po ndodhte. Nuk po kuptonin asgjë.”

Më tej, ka shtuar: “Portieri serb u fut në dhomat tona të zhveshjes nga frika e tifozëve serb, ishte i terrorizuar. Lojtarët serbë po qanin dhe na kërkuan të falur.”

Përsa i përket të ardhmes së tij, u shpreh: “Shpresoj që një ditë të bëhem kapiten i Juventusit. Jam rritur te ky ekip.”

Fjalë të mira për Moggi-n: “Ka bërë historinë e Juventusit duke e shndërruar në një nga skuadrat më të forta në botë. Përsa i përket Calciopoli-t, kishim hyrë në një situatë negative dhe ai pagoi për të gjithë.

Top Channel