Capello: Anglia, pankina e fundit

16/10/2010 09:50

“Kombëtarja angleze do të jetë eksperienca ime e fundit”, ka deklaruar trajneri italian, Fabio Capello pas pyetjes nëse do kthehej për të drejtuar sërish në Itali.

“Më vjen keq kur shoh stadiumet italiane të boshatisura dhe dhunën që ekziston në to. Në Angli ekziston respekti, ai që hedh sende të forta në fushë largohet nga stadiumi dhe nuk përdoret shumë moviola”, vazhdon Capello.

Përsa i përket incidenteve në Xhenova, Don Fabio deklaroi: “Për njerëzit si mua, të cilët kanë punuar në Angli ose Spanjë ku gjëra të tilla nuk ndodhin, është një keqardhje e madhe.”

Top Channel