Bundesliga, Borussia Dortmund në krye

16/10/2010 11:30

Borussia Dortmund ngjitet në vendin e parë të renditjes së Bundesligës pas fitores 2-1 në fushën e Koln-it të premten, në ndeshjen hapëse të javës së tetë të kampionatit gjerman.

Blaszczykowski kaloi në avantazh verdhezinjtë e Dortmundit në minutën e 21-të, ndërsa Lucas Podolski barazoi për vendasit tetë minuta para përfundimit të takimit.

Pas barazimit, sulmuesit të kombëtares gjermane iu anullua dhe një gol tjetër, para se Nuri Sahin të shënonte golin e fitores në kohën shtesë .

Me këtë fitore, Borussia Dortmund renditet e para në pritje të surprizës Mainz që ndeshet sot me Hamburgun në shtëpi.

Top Channel