Benitez: Messi? Më pëlqen idea

16/10/2010 12:20

Tekniku zikaltër: “Për merkaton flas vetëm me Moratti-n.”

“Nëse presidenti kërkon ta sjellë në Milano, unë sigurisht që nuk do kundërshtoja”, shprehet Rafael Benitez në lidhje me mundësinë e një transferimi të argjentinasit tek Interi

Në prag të ndeshjes së ditës së dielë në mesditë midis Inter dhe Cagliari, trajneri spanjoll i zikaltërve, Benitez, është i shqetësuar për dëmtimet e shumta të lojtarëve interistë: “Shpresoj të rekuperojmë Thiago Motta dhe Pandev. Zanetti me shumë mundësi do të jtë në fushë.

Përsa i përket ndeshjes së pezulluar Itali – Serbi, Benitez tha se “nuk ishte diçka e pëlqyeshme” dhe se “nuk kam folur me Stankoviç për atë që ndodhi”.

Top Channel