Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin
David Beckham këmbëngul se tashmë e ka hedhur pas krahëve dëmtimin që pësoi në tendinën e Akilit dhe se është gati për të udhëhequr ekipin e Los Angeles Galaxy drejt titullit të kampionit në MLS.
Ish-kapiteni i Anglisë do të nisë si titullar ndeshjen e katërt radhazi me LA Galaxy ndaj Colorado Rapids.
35 vjeçari shprehet se po luan pa probleme dhe po fiton formën e tij më të mirë pas një rekuperimi 6 mujor nga dëmtimi që pësoi kur luante me Milanin dhe që nuk e lejoi të merrte pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut.
“Ishte më shumë çështje mentaliteti kthimi im në formë. Tashmë nuk shqetësohem më për kaviljen gjatë lojës, luaj njësoj si më parë,” përfundon Beckham.
Top Channel