Beckham: Jam në formë të shkëlqyer

16/10/2010 13:30

David Beckham këmbëngul se tashmë e ka hedhur pas krahëve dëmtimin që pësoi në tendinën e Akilit dhe se është gati për të udhëhequr ekipin e Los Angeles Galaxy drejt titullit të kampionit në MLS.

Ish-kapiteni i Anglisë do të nisë si titullar ndeshjen e katërt radhazi me LA Galaxy ndaj Colorado Rapids.

35 vjeçari shprehet se po luan pa probleme dhe po fiton formën e tij më të mirë pas një rekuperimi 6 mujor nga dëmtimi që pësoi kur luante me Milanin dhe që nuk e lejoi të merrte pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut.

“Ishte më shumë çështje mentaliteti kthimi im në formë. Tashmë nuk shqetësohem më për kaviljen gjatë lojës, luaj njësoj si më parë,” përfundon Beckham.

Top Channel