Zamparini: Pastore largohet vetëm për 60-70 milionë

15/10/2010 17:25

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, skuadër nga e cila kanë dalë lojtarë të klasit botëror vitet e fundit, është i vetëdijshëm për të ardhmen e madhe që e pret argjentinasin Javier Pastore.

Duke e ditur se shumë klube të mëdha europiane do të bënin gjithcka për ta pasur në skuadër pasardhësin e Kaka, ai ka vendosur një shifër mjaft të lartë për këmbët e tij.

“Kemi 60 % mundësi ta mbajmë edhe vitin tjetër”, shprehet Zamparini duke shtuar se skuadra që do ta marrë, duhet të derdhë 60-70 milionë euro. Ai pranon gjithashtu se nuk ka pasur kontakte nga asnjë skuadër italiane. “Gjatë viteve të ardhshme Patore është i destinuar të fitojë Topin e Artë”, përfundon Zamparini.

Top Channel