Stankovic: 3 gishtat lart? Donim t’i qetësonim

15/10/2010 15:35

Kapiteni i Kombëtares së Serbisë, Dejan Stankovic është vënë në qendër të vëmendjes pas trazirave të Genova-s, të shkaktuara nga tifozët serbë.

“Si ndihem? Shumë mire. Cfarë ndodhi? Të gjithë e patë, nuk ka hapësira për komente. Të gjithë si skuadër shkuam t’i qetësonim. E kuptuam se situata ishte shumë e rëndë”, thekson mesfushori i Interit. Në mikrofonin e Canale 5 ai shton se deshira e kombëtares ishte të luante një ndeshje të qetë.

“Nuk mund të bëj komente dhe më vjen shumë keq. Gjestët tona? E përsëris që ne dëshironim të luanim dhe gjithcka e bëmë për të qetësuar situatën”, përfundon Stankovic.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA